Vullnetarët pastrojnë bregdetin e Darëzezës, ABI Bank mbështet aksionin

  • 5 years ago
Vijojnë aksionet e pastrimit në zonat bregdetare të vendit. Si një nga masat e shtuara, për një sezon veror më të pastër dhe më të sigurtë, por edhe si një nga detyrimet ligjore, që rrjedh nga vendimi i ri i qeverisë për ?Stacionet e plazhit?, për sezon më të sigurtë se ai paraardhësi.?Në kuadër të nismës që ka marrë ministria e Turizmit dhe Mjedisit për pastrimin e zonave bregdetare dhe Zonave të Mbrojtura, me qëllim sigurimin e një bregdeti të pastër në zonat turistike, jemi duke kryer aksion pastrimi, pavarësisht motit të keq, në bashkëpunim me organizimin që ka bërë ministria e Turizmit dhe Mjedisit, shoqatat, po ashtu edhe bashkia e Fierit dhe ABI Bank, me të cilët jemi duke pastruar bregdetin e Darëzezës?, tha kryeinspektori i inspektoratit të Mjedisit, Fier, Hader Cako.Aksionit, përgjatë bregdetit të Darëzezës në Fier, iu bashkuan qindra të rinj vullnetarë, përfaqësues të organizatës së Kombeve të Bashkuara, të ambasadës Amerikane dhe ABI Bank, mbështetësja kryesore e këtij operacioni, duke kontribuar jo vetëm në pastrim, por edhe duke dhënë një mesazh të rëndësishëm.?Sot në bregdetin e Darëzezës, i japim të gjithë qytetarëve mesazhin më të mirë, për një Shqipëri të pastër, për Shqipërinë që duam në prag të sezonit turistik?, tha sekretari i prefekturës së Fierit. ASepse qëllimi në thelb është sigurimi i pastërtisë, për sezon më të sigurtë nga pikëpamja mjedisore dhe për ti ofruar pushuesve vendas dhe turistëve të huaj, bukuritë e natyrës shqiptare, që shoqërohen me më shumë standarde, por edhe për të ndërgjegjësuar brezat e rinj, që të mbrojnë natyrën, si një nga elementet që ndikon drejtpërdrejt në industrinë e turizmit, si një nga motorët kryesorë të zhvillimit të ekonomisë së vendit. ?Është mesazhi më i mirë që mund ti japim rinisë shqiptare?, tha Dael Dervishi, përfaqësues i institutit MC Cain.

Recommended