Abi Bank ndihma per qindra familje ne nevoje | Lajme - News

  • 4 years ago
Situata e krijuar në vend nga Covid-19, ka vënë në vështirësi jo pak familje shqiptare për të përballuar periudhën e karantinimit. 200 familje në nevojë janë ndihmuar me ushqime nga Banka Amerikane e Investimeve. Ishte Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Bashkia e Kamzës që evidentuan familjet në nevojë në këtë periudhë pandemie.

Përveç ndhmës së dhënë ndaj këtyre familjeve, gjatë këtyre muajve ?Abi Bank? ka ndihmuar edhe mbi 400 pensionistë në Tiranë, Kamëz dhe Paskuqan, si dhe dhuroi pak ditë më parë tre respiratorë për terapi intensive për shërbimin shëndetësor.


Për nënkryetarin e Bashkisë Kamëz, Hasan Bara, ndihma e dhënë nga ?Abi Bank? është solidaritet në përballimin e situatës për shumë familje.

?Falenderoj ?Abi Bank? që iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme kërkesës tonë, duke dëshmuar solidaritet dhe ndjeshmëri sociale, përmes dhurimit të kësaj ndihme të konsiderueshme për familjet më në nevojë në territorin e Bashkisë Kamëz. Ndihemi mirë që në këto ditë të vështira kemi gjetur mbështetjen e biznesit i cili na është gjendur pranë në përballimin e kësaj situate të vështirë për të gjithë?.


Drejtoresha e Kryqit të Kuq në Tiranë tha se ?Abi Bank? i është bashkuar disa herë nismave humanitare.

?Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Tiranë, falenderon ?Abi Bank? që përsëri u bë pjesë e aktiviteteve tona humanitare. ?Abi Bank? ka mbështetur Kryqin e Kuq Shqiptar, jo vetëm në projektet sociale, por edhe në projektin e dhurimit vullnetar të gjakut?.

Për drejtuesit e bankës, ndihma ndaj komuniteteve në nevojë është një nga shtyllat e funksionit të këtij biznesi.

Përveç mbështetjes së shtresave në nevojë, ?Abi Bank? ka investuar një sërë projektesh kulturore dhe artistike.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended