Report TV -ABI Bank jep ndihma për qindra familje në nevojë
  • 4 years ago
Banka Amerikane e Investimeve u është përgjigjur kërkesave të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Bashkisë Kamëz duke ndihmuar 200 familje në nevojë. Ky kontribut i shtohet ndihmës së dhënë gjatë muajve të fundit për mbi 400 pensionistëve, në Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Paskuqan , si dhe dhurimit pak ditë më parë të tre respiratorëve për terapi intensive për shërbimin shëndetësor.

Situata e krijuar në vend nga COVID-19, ka vënë në vështirësi jo pak familje shqiptare, ndëkohë që Banka Amerikane e Investimeve vazhdon të jetë aktive në kontributin e saj për zbutjen e kësaj situate, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me institucione dhe shoqata.
Recommended