Report TV - ABI BANK mbështet familjet në nevojë, dhuron 3.2 ton produkte ushqimore

  • 4 years ago
Ndihmat janë dërguar në rrethinat e Tiranës, familjeve që kanë në banim të përhershëm persona me aftësi të kufizuar në qytetin e Shkodrës dhe në rrethin e Matit, dhe gjithashtu organizata partnere të Food Bank Albania, si Qendra Sociale te Bashkisë Tiranë, Caritas Shqipëri, OAZ etj qe u japin ndihmë familjeve në kushte të varfërisë ekstreme si dhe të pastrehë.

Përmes Kryqit të Kuq Shqiptar, Food Bank dhe Down Syndrome Albania, ABI Bank ka vijuar të mbështesë grupet më të prekura nga situata e krijuar. Gjatë dorëzimit të pakove, Oltion Shena, Drejtor Ekzekutiv i Food Banka Albania, vlerësoi kontributin dhe bashkëpunimin me ABI Bank.

?Falenderojmë sot ABi Bank, që në mënyrë të vazhdueshme kanë qenë pranë nesh sa herë që kemi pasur nevojë. Kërkesat për ushqim vijnë në rritje nga organizatat dhe qendrat sociale. Ne kemi gjetur mbështetje në komunitet dhe specifikisht nga ABI BANK, dhe jemi mirënjohës!?.

Matilda Zizolli, drejtore e Qendrës Sociale Multidisplinare, Bashkia Tiranë u shpreh se ?Mirënjohje për ABI Bank që ka qenë mbështetës jo vetëm gjatë periudhës së pandemisë, por edhe gjatë periudhës së tërmetit për Bashkinë e Tiranës. Paketat ushqimore janë shpërndarë në 4 qendra sociale të cilat japin shërbim ndaj shtresave në nevojë, specifikisht ndaj familjeve, fëmijëve e të moshuarve në nevojë?.

Recommended