Report TV -Credins Bank mbështet agrobiznesin

  • 5 years ago
Credins Bank zhvilloi një takim në qytetin e Roskovecit ku mirëpriti më shumë se 50 fermerë nga Berati, Lushnja, Fieri dhe qytete të tjera të vendit. E pranishme në këtë takim ishte dhe kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila përgëzoi Credins Bank për nismën e marrë në mbështetje të agrobiznesit.

"Njerëzit kanë nevojë për shërbime atje ku ata jetojnë, atje ku ata zhvillojnë jetën dhe aktivitetin e tyre. Padyshim që unë jam e bindur që çdo vend ka specifikat e veta. Dhe qendrat urbane të cilat kanë specifikat e veta, por atje ku është jeta reale, ku është jeta e vërtetë dhe për zonën më të largët ata kanë nevojë për këtë shërbim, për dorën e shtetit që jeta e tyre të jetë e gjallë dhe aktive, por jam e bindur se sa më shumë shërbime të tilla sado pak qofshin ato, do të përfitojnë nga kjo gjë", tha Majlinda Bufi, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit.

Gjatë eventit, përfaqësuesit e Credins Bank informuan fermerët mbi mundësitë dhe procesin e kredive për agrobiznesin si dhe ofruan konsulencë për mënyrën e aplikimit.

"Fermerët nuk kanë shumë informacion për produktet bankare dhe as për fondet e pensionit vullnetare pasi është një produkt relativisht të ri ndërsa edhe tregu nuk ka marrë sasinë e duhur të informacionit për produktet e reja që kanë hyrë në treg", u shpreh Anila Bregasi,Menaxhere e Zhvillimit të Biznesit, Credins Invest.

Credins i dha vëmendje të veçantë njohjes se fermerëve me njëri-tjetrin, duke nxitur në këtë mënyrë interesat e përbashkëta dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

"Zhvilluam një takim shumë të suksesshëm. Mësuam të dyja palët, mësuan klientët tanë, bujqit dhe blegtorët, mësuam edhe ne nga hallet e tyre dhe problemet e tyre. Mendoj që në fund të dyja palët dolën të kënaqur. Klientët do shfaqin shumë interes dhe do të vijnë drejt bankave për të marrë dhe për të bërë kërkesat e tyre në drejtim të kredive", tha Artan Ferati, Drejtor i Rajonit të Jugut, Credins.

"Pjesëmarrja qe e kënaqshme tepër të interesuar fermerët kjo është një zonë që merret me bujqësore e cila merr prodhimin bujqësor me sera dhe perspektiva e saj ëshët zgjerimi", u shpreh Asqiri Ruko, Drejtor i Bujqësisë, Bashkia Roskovec.

Credins Bank do të vazhdojë iniciativën e ndërmarrë për mbështetjen e agrobiznesit dhe në muajt e ardhshëm do të organizojë takime mes fermerëve në zona të tjera të Shqipërisë.

Recommended