Opozita rrit aksionin opozitar: Protesta në 11 maj, nga e enjtja bllokohen rrugët
  • 5 years ago
#rtvora
Partia Demokratike ka ndryshuar strategji. Krahas vendimit për të thirrur në 11 maj në orën 18:30 protestën e katërt masive, protestuesit opozitarë të enjten nuk do të jenë para parlamentit, por do të bllokojnë të gjitha akset rrugore hyrëse në kryeqytet, duke përshkallëzuar aksionin për largimin e Ramës.

Protesta e 4 masive e opozitës do të mbahet në 11 maj, në orën 18:30, ndërsa Partia Demokratike ka vendosur të ndryshojë strategji.

Protesta para parlamentit do të përshkallëzohet edhe në rrethe, ndërsa do të ketë edhe bllokim rrugësh.

Këtë të enjte pritet të bllokohen arteriet kryesore të hyrjes në kryeqytet, vendim ky që u mor në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, ku mësohet se Basha është shprehur:

?Zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Ne nuk do të lejojmë më që krimi të diktojë zgjedhje në Shqipëri. Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të 2017. Me Edi Ramën dhe me Dakon e Gjiknurin në krah të tij nuk mund të ketë zgjedhje të lira as sot, as mot. Prandaj largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike që kemi kërkuar ne?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-mbledh-kolegjin-e-kryetareve-pritet-te-vendoset-axhenda-e-protestave

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended