Basha: Plan konkret per aksionin opozitar pas emergjences

  • 4 years ago
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një intervistë dhënë këtë mbrëmje të së enjtes në ?Opinion? tha se opozita ka një plan konkret pasi vendi të dalë nga emergjenca.
Basha nuk dha detaje por shtoi se do t?i deklarojnë pas përfundimit të emergjencës. Ai tha se deri atëherë, opozita do të vijojë të bëjnë gjithë çfarë mundet, për të ndihmuar familjen shqiptare.
?Në momentin që do dalim nga emergjenca do ta shikosh dhe do ta deklarojmë, por sot për sot plani ynë është të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur shqiptarët, shëndetin e tyre dhe ekonominë e tyre. Në këtë situatë që ndodhemi sot, kjo qeveri jo vetëm që nuk ka rrugëzgjidhje, por do ta çojë familjen shqiptare dhe sipërmarrjen shqiptare në një humnerë pa kthim dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë. Do të bëjmë gjithçka që ta përballim qeverinë me përgjegjësitë e saj dhe që bashkë me shqiptarët të shohim rrugët e daljes nga kjo situatë?. / tvklan.al

Recommended