RTV Ora - Mesazhet e Pashkës, besimtarët katolikë kremtojnë Ngjalljen e Krishtit
  • 5 years ago
#rtvora

Besimtarët katolikë në të gjithë vendin kremtojnë Ringjalljen e Jezu Krishtit, festës që qëndron në themel të besimit të Krishterë. Në të gjitha kishat e vendit u mbajtën mesha të shenjta, ku drejtuesit fetare përveç mesazheve për dashuri e solidaritet, u ndalën edhe tek problematikat sociale të vendit.

Me ndezjen e qirinjve që simbolizojnë dritën e përjetshme, besimtarët e krishterë nisën në mesnatë festimet e Pashkëve.

Në Shkodër, mesha e shenjtë u kremtua në katedralen e ?Shën Shtjefnit? nga arqipeshkëvi i Shkodër ? Pult, imzot Angelo Massafra.

I njohur për mesazhet e tij të forta, Imzot Massafra kërkoi që Pashka të jetë simbol bashkimi dhe të kthejë njerëzit në rrugën e drejtë, e cila na ndihmon të ndërtojmë të ardhmen.

Imzot Angelo Massafra, arqipeshkev i Shkodër ? Pult: Të keqen e bën armiku i zotit që është shejtani.

Ndërsa ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Ottavio Vitale mesazhin e tij para besimtarëve e përqendroi tek korrupsioni si një problematikë serioze në vendin tonë.

Ottavio Vitale, Ipeshkv i Dioqezes së Lezhës: Problemi nuk është se nuk ka punë, por është se ata që sundojnë botën nuk ndihmojnë njerëzit, për të jetuar në mënyrë dinjitoze siç kanë bërë apostujt e Jezusit. Njerëzit që janë të fuqishëm krijojnë probleme për të tjerët. Jezusi na ka mësuar lehtësi dhe kërkon lehtësi prej të gjithëve.

Mesha të shenjta u mbajtën në të gjitha kishat katolike të vendit.

Pas riteve fetare, tashmë besimtarët festojnë me të afërmit e tyre festën e Pashkëve, triumfin e jetës mbi vdekjen.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mesazhet-e-pashkes-besimtaret-katolike-kremtojne-ngjalljen-e-krishtit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended