Report TV -Grabitja e Rinasit reagojnë ministrat Lleshaj dhe Xhaçka

  • 5 years ago
Koncensionari dhe kontraktori i zgjedhur nga kompania kineze për sigurinë e aeroportit kanë dështuar në punën e tyre, tha ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj në një konferencë për mediat një ditë pas grabitjes së bujshme të 10 milionë eurove brenda në pistën e avionëve të aeroportit të Rinasit.

Ai tha se koncesionari jo vetëm që dështoi me përmbushjen e përgjegjësive, por as nuk sinjalizoi policinë e shtetit për grabitjen. Lleshaj akuzoi gjithashtu se koncensionari i ka refuzuar kërkesat e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë, por as nuk ka denjuar - tha ministri - që të kthejë përgjigje. Ministri foli për një marrëdhënie të vështirë me kompaninë koncensionare në aeroportin e Rinasit, duke thënë se autoritetet ligjore do të marrin masa, ndërsa garantoi qytetarët se aeroporti është i sigurt.

Përsa i përket operacionit për kapjen e autorëve, ai tha ky grup ka grabitur edhe më parë blinda me vlera monetare në Rinas, ndërsa morën një goditje shkatërruese me vrasjen e njërit prej pjesëtarëve (Admir Murataj). Lleshaj nuk dha detaje për operacionin që po vijon, por tha se banda ka lënë shumë prova pas, që po analizohen nga grupi hetimor.

Recommended