Report TV - Tiranë, grabitja në rrugën e Rinasit, gjykata lë në burg Avdulajn dhe Kupën

  • 7 years ago
TIRANE-Gjykata e Tiranës lë në burg Neim Avdulajn dhe Ernest Kupën 2 prej autorëve të akuzuar për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në Qafë Kashar. Neim Avdulaj ka pranuar grabitjen si dhe ka zbuluar detaje nga veprimtaria e bandës ku ai kishte rol vëzhgues. Avdulaj vëzhgoi lëvizjen e eskortës së bankës për disa muaj dhe ditën e grabitjes kur u nisën paratë e bankës qëndronte në katin e tretë të një ndërtese pranë bankës. Avdulaj sapo doli eskorta nga banka dërgoi SMS me kodin ?U nis vajza?. Avdulaj është shprehur: "Paratë i thyenim me Xhyliun në pika valutore në Lushnje dhe Fier." Gjatë senacës gjyqësore Avdulaj ka treguar se paratë i fshihte për t?i përdorur disa vite më vonë.

Recommended