Opinion - Vrasja e Durresit dhe grabitja e Rinasit! (05 Maj 2020)

  • 4 years ago
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Në studio: #ArtanHoxha, #ArmandPeza
Në Skype: #BelindaBalluku, Denis Buzakja, Ermal Vija, #SaimirVishaj, Albana Daka, Arben Gjeka, Eda Gemi, Erdis Doraci

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transporteve Belinda Balluku ka deklaruar se ditën e enjte më 7 Maj do të riatdhesohen nga SHBA 120 pasagjerë që vijnë direkt nga New York përmes Londrës.

Në një lidhje direkte me emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Balluku është shprehur se deri më tani kanë kërkuar mbi 256 shqiptarë nga SHBA dhe Kanada që të riatdhesohen në Shqipëri pas mbylljes së kufijve.

Blendi Fevziu: Do të ketë riatdhesime interkontinentale?

Belinda Balluku: Ka pasur riatdhesime interkontinentale. Çifti që kishte mbetur në Bangkok janë kthyer. Çifti u kthye me shumë peripeci pasi ishte shumë e vështirë që të dilje nga Tajlandë, megjithatë janë kthyer, ndodhen në karantinë. Kemi kthyer shumë grupe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Kanadaja.

Blendi Fevziu: Sa është numri i atyre që kanë ardhur nga SHBA dhe nga Kanada deri tani?

Belinda Balluku: Deri tani nga SHBA janë më shumë se 100 persona që kanë ardhur në mënyrë të shpërndarë. Por për shembull, me fluturimin e Londrës më datë 7 Maj vijnë më shumë se 120 pasagjerë që vijnë direkt nga New York.

Blendi Fevziu: Sa qytetarë shqiptarë kanë kërkuar të riatdhesohen nga SHBA dhe nga Kanada deri tani?

Belinda Balluku: Ambasada në SHBA ka bërë një punë shumë të mirë. Ka pasur një listë me rreth 256 të numrit të kërkesave për t?u riatdhesuar. Shumica prej tyre janë akomoduar. /tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended