Report TV -Meta: Grabitja e Rinasit cënoi sigurinë kombëtare

  • 5 years ago
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku u morën 10 milion Euro dhe mbeti i vrarë një nga nga autorët, Admir Murataj. Meta tha se kjo ngjarje është cënim serioz për sigurinë kombëtare, të rendit publik dhe imazhit të vendit tonë.

Ai kërkoi angazhim maksimal të autoriteteve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të vënë përpara përgjegjësisë jo vetëm autorët por edhe personat përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

"Si president i Republikës e konsideroj ngjarjen cenim serioz të sigurisë kombëtare, të rendit publik dhe imazhit të vendit tonë. u kërkoj agjencive ligjzbatuese të vazhdojnë operacionin për kapjen e personave përgjegjës dhe gjetjen e vlerave monetare.

Të gjitha autoritetet përgjegjëse të kryejnë hetime të plota dhe të thella për zbardhjen e shpejtë të kësaj ngjarje të rëndë. Të nxirren përgjegjësitë e plota për çdo institucion, që nuk ka kryer detyrën sipas ligjit për prandalimin e kësaj ngjarje që mund të kishte pasur pasoja tragjike për jetën e qytetarëve tanë dhe të huaj", u shpreh Meta.

Recommended