Report TV -4 në pranga për grabitjen e Rinasit, lidhjet mes Admir Muratajt, Kupës dhe Çalës
  • 5 years ago
13 ditë nga grabitja në aeroportin e Rinasit, policia vuri në pranga 4 persona, tre nga Elbasani dhe një nga Kruja, (SKEDA) të cilët kanë bashkëpunuar në super-grabitjen pas të cilës mbeti i vrarë në shkëmbim zjarri me policinë, Admir Murataj nga Tropoja, që dyshohet të ketë qenë edhe kreu i grupit. Policia e Shtetit që ka bashkëpunuar në këto dy javë me policitë në Tiranë, Elbasan, Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, janë ende të rezervuara në dhënien e detajuar të informacionit pasi kontrollet vijojnë akoma për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë. Në njoftimin e shpërndarë për mediat jepen me iniciale të arrestuarit, emrat e të cilëve i mësojnë gazetarët e Report Tv.Ata janë: Oltion Veseli 38 vjeç nga Kruja, Alkond Bengasi, 34 vjeç nga Elbasani por me banim në Tiranë dhe i dënuar më parë për prodhim e shitje lëndësh narkotike, Renaldo Sula 25 vjeç nga Elbasani dhe Saimir Çela 28 vjeç nga Kajani i Elbasanit (i cili njihet edhe me pseudonimin Tale Çela), ndërsa 8 të tjerë janë ende në kërkim, mes të cilëve edhe Klement Çala.

Nuk saktësohet roli i katër të arrestuarve, por nga akuzat e ngritura, lihet të kuptohet se në mesin e tyre ka të arrestuar persona nga grupi që morën pjesë në grabitje, pasi është ngritur edhe akuza e "vrasje e Punonjësve të Policisë ? e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë", që përfshin momentin kur ndodhi shkëmbi i zjarrit me forcat e FNSH-së ku mbeti i vrarë Murataj.

Lidhje shoqërore të Klement Çalës të kërkuar për grabitjet e mëparshme dhe i dyshuar edhe për të fundit si dhe të njohur të Dash Kupës, vëllait të Ilir Kupës janë mes të arrestuarve nga policia. Bengasi rezulton një emër i njohur për Policinë e Shtetit pasi është ndaluar edhe në 2015 së bashku me Klement Çalën personin më të kërkuar si të përfshirë në këtë grabitje.

Ndërkohë Oliton Veseli, rezulton që vite më parë të ketë qenë imam në xhaminë e Krujës, ndërsa vëllai i tij administron "Pizzeri Kupa Hallall" në Fushë-Krujë, pas së cilës dyshohet se fshihet Dash Kupa i dënuar për grabitjen e autoblindave me para të bankave në Qafë-Kashar më 2017-ën.
Recommended