BOOM - 9 prill 2019 - Qytetari figuronte në Greqi edhe pse jetonte në Shqipëri

  • 5 years ago
#rtvora #boom
Shtetasi Fatjon Talo, i është drejtuar emisionit investigativ "BOOM" në RTV Ora, pasi ka një problem.Nuk del dot jashtë Shqipërisë, për shkak të një problemi që i është krijuar nga pika greke në doganën e Kakavijës.

Gjithçka ka ndodhur në 2017. Fatjoni ka dashur të bëjë një udhëtim turistik, e kanë kthyer mbrapsht, me pretendimin nuk ka vlerat e duhura monetare me vete dhe atë ditë që ai është kthyer për palën greke rezulton që ka shkuar në Greqi dhe ndodhet atje, ndërsa për palën shqiptare nga sistemi TIMS, vërtetohet hyrje-dalja e tij brenda 30 minutash.

Pra Fatjoni për ne është në Shqipëri,për palën greke është në Greqi akoma.

Ai nuk ka lënë institucion pa shkuar për ta zgjidhur këtë rast dhe në fund ka menduar ta sjell në "BOOM".

Fatjon Talo: Në datën 12 gusht të vitit 2017 udhëtoj për turizëm drejt shtetit helen.Refuzohem të hyj nga pala greke për mungesë garancie dhe vlerash monetare. Kthehem dhe pas një viti, udhëtoj sërish në shtetin helen por këtë herë nga pika greke e doganës së Kapshticës.Atje njihem me problemin, që pasaporta ime figuronte sikur unë ndodhesha në Greqi, dhe më thanë që ti ke një vit që je në Greqi.Kjo ishte një pretendim sepse e hidhte poshtë historiku i hyrje-daljeve të mia në sistemin shqiptar.Koha e hyrje-daljes sime atë ditë nga pika kufitare e Kakavijës është 10 minuta. Pasaportat tani nuk vulosen më, thjesht futen në sistem.Nga pala greke nuk kishte asnjë vulë refuzuese, as kaluese, prandaj kjo gjë ishte një problem në thelb.I kërkoj një zgjidhje por pa rezultat.Kthehem në Tiranë marr kontakte me Ambasadën tonë në Athinë, me Ambasadën greke këtu, por pa një zgjidhje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-i-zgjidh-hallin-qytetarit-figuronte-prej-nje-viti-greqi-dhe-pse-ishte-ne-shqiperi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended