Investigimi BOOM - 6 maj 2019 - Bindja Demokratike nuk i bëri dot 3000 edhe pse me firma false
  • 5 years ago
#rtvora
Bindja Demokratike nuk plotëson 3000 firmat e kërkuara për themelimin e saj si parti politike dhe si e tillë nuk duhet të ishte regjistruar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora ka zbuluar se pjesa e madhe e anëtarëve që gjenden në listat e themeluesve të kësaj partie, nuk kanë dijeni mbi krijimin e saj.

Gazetarja: Zoti Gentjan Gjoni, apo jo? Atësia Banush.

Qytetari: Po.

Gazetarja: Ju rezultoni në listën e themeluesve të Partisë Bindja Demokratike. Keni shprehur vullnetin tuaj për të qenë pjesë e kësaj partie?

Qytetari: Asnjëherë!

Astrit Gjoni: As di gjë fare.Vetëm në TV e kam parë që është firmosur.

Gazetarja: Ka ardhur ndonjë nga përfaqësuesit e kësaj partie të flasë me ju dhe t'ju kërkojë verdiktin ose vullnetin tuaj për të qenë pjesë e kësaj partie?

Ardjan Gjoni: Jo, jo !

Gazetari: Është falsifikuar firma jote?

Qytetari: Absolutisht që po ! Unë nuk kam hedhur firmë.

Esmeralda Kasneci: Nuk kam firmosur. Nuk e njoh fare si parti.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mos-e-humbisni-sonte-boom-sjell-dosjen-e-plote-te-falsifikimit-te-firmave-bindjen-demokratike

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended