BOOM: Ja si funksionon skema e funeraleve në Shqipëri, "pazar" edhe me vdekjen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ ?BOOM?nën drejtimin e prezantueseve Fiori Dardha dhe Rozana Radi, vijoi me denoncimin e shkeljeve që i bëjnë njëherazi institucionet, ligjit për shërbimin publik të varrimit si dhe atij për gjendjen civile.

"BOOM" e thelloi investigimin marrë shkas nga denoncimi i një nate më parë i rastit të Sami Murataj nga Paskuqani, bashkëshortja e të cilit edhe pse është varrosur që më 29 dhjetor 2017, për shtetin shqiptar vazhdon të jetë ende gjallë, pasi në regjistrin e gjendjes civile nuk është bërë ç`regjistrimi i saj.

Në fokus të emisionit të kësaj të mërkure, ishte skema e funeraleve në vendin tonë, si funksionon, si shkelen procedurat, ligjet, si funksionon çdo gjë me miqësi dhe njohje. Me pak fjalë të bësh pazar edhe vdekjen.

Ja çfarë thotë Agjensia Funerale në Kamëz për rastin e Sami Murataj.

Agjencia funerale: Për shembull më vdiq nëna mua, unë marrë skedën e vdekjes te mjeku i familjes ose në spital, ose në morg dhe e çoj në gjendje civile. Nga andej del kjo leja e varrimit që mua më duhet për ta dorëzuar në Bashki.

Gazetarja: Si është realizuar varrimi nga ju, nga përgjegjësi që e ka lejuar, nga Bashkia, nëqoftëse ky s`ka marrë as lejen e varrimit dhe as nuk është ç`regjistruar?Kjo është pyetja ime.

Agjencia funerale: Jo mo, ti ke shumë të drejtë për këtë.

Gazetarja: Si ka ndodhur kjo?

Agjencia funerale: Po ne s`na ka ndodhur ndonjëherë kjo punë.

Gazetarja: Pa nxjerrë ai lejen e varrimit ti s`ke të drejtë ta varrosësh.

Agjencia funerale: Po leja e varrimit i ka shku atij atje lart.

Gazetarja: Nuk i ka shkuar askujt,se unë isha dhe të gjendja civile dhe gjendja civile tha unë e kam të gjallë këtë person akoma.

Agjencia funerale: Vdiq tani ai, shkova mora skedën e vdekjes unë, skedën e vdekjes ma dorëzon mua, unë shkoj e bëj pagesën në shtet edhe marrë këto letrat , urdhrin e punës.

Gazetarja: Cilat letra merrni ju kur bëni pagesën ?

Agjencia funerale: Urdhrin e punës.Marr urdhrin e punës që të varroset filoni në këtë orë dhe ja jap përgjegjësit atje sipër.

Gazetarja: Data e varrimit 29.12.2018, 2018 e ka shkruar ndërkohë që data e varrimit është 2017 , a e kupton se çfarë letre ka bërë ....i 12 .2018 nuk ka ardhur akoma.

Agjencia funerale: Po ç`të them unë, unë po e shoh.

Gazetarja: Ora 14:00 ndërkohë që ju më thatë ora e varrimit ka qenë 11:00.

Agjencia funerale: Është kjo Bashkia e Kamzës. Ato që s`i kanë mend aty, shih si e kanë bo.

Gazetarja: Ju thoni lejen e varrimit duhet ta shohin këta që lëshojnë urdhrin e punës?

Agjencia funerale: Po.Se thonë edhe kështu, është ajo fjala jote që the ti:Hë se e kom mik unë, hë se e bëjmë pasnesër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-ja-si-funksionon-skema-e-funeraleve-ne-shqiperi-pazar-edhe-me-vdekjen

Recommended