RTV Ora – Basha tregon si e mbyllin muajin prindërit e tij: S'do ketë pension nën 250 mijë lekë

  • 5 years ago
#rtvora
Kreu i PD, Lulzim Basha premtoi se kur të vijë në qeveri do të rrisë pensionet. Ai bëri një premtim, duke thënë se nuk do të ketë pension nën 250 mijë lekë.

Basha: Bashkohuni me ne, bashkohuni me këtë shumicë, bashkohuni me shumicën dërrmuese të shqiptarëve, se sot jemi shumicë morale dhe politike. Prandaj, rritja e pensioneve do të fillojë menjëherë. Pensione nën 250 mijë lekë në muaj në krye të 4 vjetëve nuk do të ketë.

Ai mori shembull prindërit e tij, të cilët edhe pse kanë punuar gjithë jetën nuk i del pensioni.

Basha: Unë nisem nga prindërit e mi, të cilët kanë punuar gjithë jetën dhe po të mos kenë ndihmë nga unë, pensioni s?u mjafton as për ilaçet dhe energjinë elektrike. Gjithë jetën nëna ime mësuese, hiq faturën e ilaçeve, s?u ngelet as 5 mijë lekë në ditë për muajin. Po jua them se e di fare mirë këtë situatë. Dhe të mendosh se prindërit e mi nuk kanë pensione të ulëta. Po ata që marrin vetëm 70, 80 apo 90 mijë lekë pension, me çfarë jetojnë? E çan kokën ky (Rama) me çfarë jetojnë ata? Ky një shishe verë e blen sa dy pensione.

Më herët Basha ishte në Rrogozhinë

Të dielën kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e kaloi në takime me qyfterët e Rrogozhinës, të cilët i ftoi të marrin pjesë në tubimin e pasdites së 13 prillit. Ndërsa pasdite mblodhi Kolegjin e Kryetarëve dhe drejtuesit e degëve të Tiranës për organizimin e protestës së të shtunës që vjen.

Beteja e opozitës tha Basha, është për largimin një herë e mirë të fenomenit Rama, që sipas tij ka futur duart në xhepat e shqiptarëve, për të pasuruar një grup njerëzish.

Basha: Një dhe vetëm një projekt ka pasur Rama, duke ju varfëruar, duke ju pamundësuar që të jetoni me punë të ndershme.

Lideri i opozitës pati një paralajmërim për ata të cilët i quan oligarkë, duke theksuar se do t?u konfiskohet çdo pasuri që po i zhvatin popullit shqiptar.

Basha: Ne do të largojmë edhe këta oligarkë, këta njerëz, të cilët janë bërë milionerë dhe miliarderë mbi gjakun dhe djersën e popullit shqiptar

Në bashkëbisedim me banorët, Basha tregon si e mbyllin muajin prindërit e tij pensioniste, ndërsa dha këtë premtim.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-sdo-kete-pension-nen-250-mije-leke
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended