27 mije te papune ne muajin Qershor | Lajme - News
  • 4 years ago
Aktualisht numri i të papunëve në ekonominë vendase është 27 mijë, nga 60 mijë që u krijuan gjatë dy muajve të mbylljes së ekonomisë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Në një intervistë për televizionin Klan, zv/ministrja e Financave Vasilika Vjero thotë se për këtë kategori qeveria është duke përgatitur një paketë për trajtimin financiar dhe kontaktimin e tyre për t?i gjetur një vend pune.

Tatimet kanë përfunduar hedhjen e të gjithë kësteve të pagës së luftës për përfituesit e paketës së parë, përfshi edhe ata që kishin deklaruar gabim numrat e llogarisë, ndërsa deri në fund të këtij muaji do të hidhet edhe ndihma financiare prej 40 mijë Lekësh për individët që e përfitonin por punëdhënësi i tyre nuk aplikoi.

Instrumenti i garancisë sovrane për dhënien e kredisë pa interes për paga është përdorur për të mbuluar deri më sot 44 mijë punonjës, ndërsa qeveria ka vendosur që të rishpërndajë fondin e garancisë së parë për të gjithë bankat që e kanë ezauruar atë.

Deri tani janë 89 biznese që kanë aplikuar për të përfituar nga garancia sovrane 2, për të marrë kredi për kapital pune, ndërsa bankat kanë miratuar 40 kërkesat e para.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended