RTV Ora – "Ma jep dorën", emisioni më i ri në Televizionin ORA

  • 5 years ago
#rtvora
Ma jep dorën, do të jetë emisioni më i ri që do të vijë në ekranin e Televizionit Ora çdo të diel në mbrëmje, në orën 21:00. Nën drejtimin e Valbona Selimllarit, emisioni do të ndihmojë me arsim e punë ata që gjenden në nevojë dhe vështirësi.

Radio Televizioni Ora, kthen vëmendjen nga njerëzit të cilëve jeta nuk ua ka kursyer vështirsitë , dhe të gjendur pa mbështetje e kurajë për të vazhduar më tej, apelojnë për ndihme.

?Ma jep dorën?, do të jetë emisioni më i ri që do të pasurojë programacionin e Televizionit Ora por që njëkohësisht do të ngroh shpirtrat e atyre që kanë nevojë.

Selimllari: Kam kënaqësinë të ndaj me ju dëshirën që unë dhe stafi ynë kemi për të frymësuar dhe apeluar për një energji më pozitive aq shumë të nevojshme, e cila do të na bëjë ta kthejmë vëmendjen nga ky komunitet dhe jo vetëm.

Ndryshe nga çdo emision tjetër humanitar, ?Ma jep dorën?, synon të arsimoj dhe punësoj të rinjtë. Të ndihmoj ata që e kanë të pamundur të përballojnë jetesën pasi dyert i kanë pasur të mbyllura, disa për shkak të komunitetit që i përkasin e të tjerë për shkak të paragjykimeve që kanë rënë mbi ta.

Selimllari: Duam ti tregojmë njerëzve që këta njerëz meritojnë të respektohen për çfarë mund të japin.

Puntata e parë vjen me historinë e dy vëllezërve, Reganit dhe Klevisit.

"Si na ka dhënë ngjyrën zoti, nuk do ndryshojmë se duan njerëzit"

"Ndonjëherë më kanë goditur dhe me shkelmë, më kanë thënë shko andej, mos më rri afër. Pastaj doli një djalë dhe më tha nuk të pëlqej se je i zi. Po çfarë mund të bëj i thashë që të jem i bardhë? Nuk mund ta ndryshosh, tha, por gjithsesi do bëhemi shoku jot"

Ma jep dorën, mundëson për dy vëllezërit arsimim profesional dhe punë. Emisioni do të vij në ekranin e Televizionit ORA çdo të diel në mbrëmje, në orën 21:00 nën drejtimin e Valbona Selimllarit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ma-jep-doren-emisioni-me-i-ri-ne-televizionin-ora
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended