Ora News - Emisioni i ri i lajmeve, Ora News vjen me një format të ri nën drejtimin e Ilva Tares

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga e marta e 16 janarit, lajmet në Ora News nuk do të jenë më njësoj. Korniza e një folësi që anoncon kronikat e njëpasnjëshme do të kthehet në një moderim të mirëfilltë të prezantimit, trajtimit dhe analizës së një ngjarjeje të caktuar.

Protagoniste e ekranit në mbrëmje do të jetë Ilva Tare, gazetarja me një eksperiencë më shumë se 20 vjeçare në televizionet shqiptare, si dhe drejtore e informacionit në Ora News, e cila do të kthehet në drejtuesen e emisionit të lajmeve të orën 20 nga e marta në të premte,

Ilva Tare: Do të shfrytëzoj 20 vitet e eksperiencës në gazetari por edhe në drejtimin e departamenteve të lajmeve për të sjellë një emision informativ përtej raportimit të lajmit, duke u thelluar për të duke dhënë përgjigjet që kanë shumë qytetarë që duan ti dinë se çfarë ndodh me ngjarjet e ditës. Por pse jo, do të thellohemi edhe më shumë me intervista ekskluzive dhe me mënyrën e trajtimit të kronikave që do të jetë krejt e ndryshme ndaj ju ftoj mos e humbisni edicionin qendror të lajmeve në Ora News në orën 20:00.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/emisioni-i-ri-i-lajmeve-ora-news-vjen-me-nje-format-te-ri-nen-drejtimin-e-ilva-tares