Ora News - Berat, 38 vjeçari vetëvaret në dhomën e burgut, ngjarja mbahet e fshehtë

  • 5 years ago
#oranews
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku një 38 vjeçar ka tentuar ti jap fund jetës në dhomën e tij të burgut, ndërkohë që po lufton me jetën në spitalin e Traumës në Tiranë, ku u dërgua në gjendje kritike.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë paradites së sotme, por është mbajtur e fshehtë nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

Ka qenë 38 vjeçari, Bujar Murati, banor i fshatit Lybeshë, në bashkinë Poliçan, i cili mësohet se është gjetur i vetë-varur në dhomën e burgut. Kanë qenë gardianët ata që kanë gjetur në gjendje të rëndë 38 vjeçarin, i cili menjëherë u dërgua në spitalin e Beratit.

Për shkak të gjendjes së rëndë, ai është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranës.

As drejtoria e IEPV-së në Berat dhe as policia në këtë qytet nuk kanë bërë të ditur lajmin.

Ngjarja është denoncuar nga Dega e PD-së në këtë qytet. Ka qenë kryetari i kësaj dege, Gazment Azizi, i cili në një deklaratë për mediat bëri me dije se nuk është hera e parë që në këtë institucion ndodhin ngjarje të tilla të rënda.

?Denoncojë heshtjen e IEPV-së në Berat dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, që më porosi të kryeministrit Rama fshehin çdo ngjarje të rëndë që nxjerr hapur fytyrën e shtetit të kapur nga krimi?, u shpreh ai.

Tashmë priten hetimet që duket se janë në duart e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/berat-38-vjecari-vetevaret-ne-dhomen-e-burgut-ngjarja-mbahet-e-fshehte

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended