Berat: Policia 'e pafuqishme' përballë dhimbjes së familjarëve! 44-vjeçari u asfiksua në pus

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Është përcjellë sot për në banesën e fundit 44-vjeçari Gentjan Golashi,njëri prej viktimave që u bllokuan dhe gjetën vdekjen ditën e djeshme në një pus në fshatin Dyshnik.

Trupi i pajetë i Gentjan Golashit është përcjellë për në Varrezat e Burdulliasit në hyrje të qytetit të Beratit rreth orës 10:30 të ditës së sotme, pa respektuar asnjë protokoll masash sigurie.

Pa maska e pa doreza dhe në grumbuj njerëzish, pa respektuar asnjë masë distancimi social, 44-vjeçari është përcjellë në varreza në praninë e dhjetëra familjarëve dhe shokëve të tij.

Edhe pse situata e vështirë pandemike që po kalojmë për shkak të virusit COVID-19 ka detyruar policinë të jetë e pranishme në funeral për të siguruar respektimin e masave, kjo si ka penguar familjarët dhe miqtë e Gentjanit që të grumbulloheshin në funeralin e të afërmit të tyre.

Gentjan Golashi ishte djali i motrës së 77-vjeçarit Kamber Hoxha, që hyri mëngjesin e djeshëm për të pastruar pusin që ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij por ngeci brenda tij dhe kërkoi ndihmë.

Gentjani hyri në pus për të shpëtuar dajën e tij, por gjeti vdekjen.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/policia-e-pafuqishme-perballe-dhimbjes-se-familjareve-pa-distancim-social-percillet-ne-banesen-e-fundit-44-vjecari-qe-u-asfiksua-ne-pus

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp