Ora News -Zgjedhjet 2019, Edi Rama rikonfirmon Armando Subashin në Fier

  • 5 years ago
#oranews #fier
Pas vendimit për të rikandiduar Erion Veliajn në krye të bashkisë së Tiranës, nga Libofsha, kryeministri Rama ka konfirmuar emrin e Armando Subashit për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Fierit.

Rama: Edhe ajo çka u tha këtu nga kryetari i bashkisë si nevojë strategjike e zhvillimit të zonës që është dalja në det, është në vëmendjen tonë dhe do të jetë një nga projektet që ne do zhvillojmë sëbashku gjatë mandatit të dytë të kryetarit të bashkisë.

Referuar deklaratave publike të bëra nga kreu i qeverisë, emri i Armando Subashit e çon në 4 numrin e kandidatëve me të cilët PS do të garojë në zgjedhjet lokale.

Veç Veliajt, Rama ka rikonfirmuar edhe emrin e Sotiraq Filos në Korçë, ndërkohë në Elbasan, PS duket se ka vendosur që të kandidojë me një emër tjetër, pas përfaqësimit me 3 mandate radhasi me Qazim Sejdinin.

Ndërsa gjatë kongresit të 23 marsit të PS, pritet të bëhen publike dhe kandidatë të tjerë socialistë për zgjedhjet lokale. Nga selia rozë nuk ka ende një konfirmim në lidhje me konfirmim në lidhje me kandidimin e Vangjush Dakos në Durrës. Ndërsa në Shkodër përflitet Senida Mesi.

Ditën e protestës së opozitës në 16 shkurt, Rama shprehu mbështetjen e tij edhe për rikandidimin e Dritan Lelit në Vlorë, ndërsa nuk ka ende një vendim për bashkinë e Gjirokastrës.

Pak ditë më parë kryeministri Rama tha se synimi i PS në zgjedhjet e 30 qershorit është që të fitojnë të gjitha bashkitë nga veriu në jug.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-rikonfirmon-armando-subashin-ne-fier

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended