Rama ne Fier, nga protesta ne feste

  • 5 years ago
Ndërsa gra e burra, mbështetës të opozitës protestonin kundër tij dhe qeverisë socialiste, Edi Rama i rrethuar nga të tjera gra në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Fierit zgjodhi të festojë bashkë me to këtë 8 Mars.

Dilemën qeveritare për të protestuar apo për të festuar në ditën ndërkombëtare të gruas thotë se e ka zgjidhur kryetari i Kuvendit, që është dhe deputeti i qarkut të Fierit.

?Kemi pas një debat në qeveri për 8 Marsin, a është festë apo protestë? A duhet ta festojmë 8 Marsin dhe të lemë gratë të festojnë. Këtë dileme e zgjidhi Gramozi që tha hajde shkojmë në festë". 

Bilancet që bën e nxjerrin qeverinë e tij si më të përfaqësuarën nga gratë dhe vajzat.

 "Jam krenar që ne sot i kemi dhënë këtij vendi një qeveri që zë një vend nderi në Europë pasi ka 50 % gra në kabinetin qeveritar. Dua t?ju them se u jam mirënjohës të gjitha grave dhe vajzave në qeverinë tonë dhe në sektorin privat".

Nuk nguron ti bashkohet festës madje të bëhet protagonist i saj duke zgjedhur dhe muzikën dhe mënyrën sesi gratë e pranishme duhet të festojnë.

?Vallëzoni jo të më mbysni mua, por vallëzoni duart lartë...shyqyr Zotit dola gjallë...?.

Tv  Klan

Recommended