Rama pritet me protesta në Fier, militantët e PD bllokojnë sheshet kryesore
  • 5 years ago
Militantët e Partisë Demokratike dolën ditën e sotme në protestë në qytetin e Fierit duke tentuar që të bllokojnë rrugën e kryeministrit Edi Rama i cili kishte njoftuar se do të ishte pasditen e sotme në këtë qark për të vijuar fushatën elektorale.

Ata janë grumbulluar në akset kryesore hyrëse në Mallakastër dhe Patos të Fierit duke mbajtur në duar pankarta dhe duke brohoritur "Rama ik". Grumbullime ka pasur edhe pranë shesheve ku kreu i qeverisë ka mbajtur fjalën e tij duke sjellë edhe bllokim të qarkullimit të mjeteve në zonë.

Nga ana tjetër policia ka qëndruar pranë grupeve të grumbulluara për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm.
Recommended