Ora News - Shkarkimi i Antoneta Sevdarit, ndikim në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve
  • 5 years ago
#oranews

Juristi, Sajmir Vishaj, shpreh shqetësimin se vendimi i KPA-së për shkarkimin e prokurores Antoneta Sevdari si dhe vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për kontrollin në banesat e gjyqtarëve që firmosën pro gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin, po shkakton një situatë demotivimi. Vishaj nënvizon se mes rasteve të shkarkimeve të drejta ka dhe gjyqtarë e prokurorë të liruar padrejtësisht.

Rrëzimet e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimet në detyrë prej Kolegjit të Apelimit dhe kontrollet e befta në banesa kanë shkaktuar pakënaqësi në rradhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Sajmir Vishaj shprehet se ka një demotivim të dukshëm sidomos pas shkarkimit të prokurores, Antoneta Sevdari, njëkohësisht dhe anëtare e KLP-së, si dhe pas verifikimeve në shtëpitë e tre gjyqtarëve që dhanë vendimin për Dajtin.

Sajmir Vishaj: Fatmirësisht janë trupa gjyqësore dhe prokurorë, të cilët janë tepër të aftë, kanë kapacitet dhe integritetin për të vazhduar punën por janë të trembur pasi një prej tyre që është dhe Antoneta Sevdari, është nga prokuroret me integritet. Fatkeqësisht kanë mbetur të gjithë të shokuar nga largimi i saj si subjekt i rivlerësimit të KPA-së.

Vishaj, i cili është njëkohësisht dhe një nga anëtarët e Komisionit të Monitorimit të Reformës, tha se reforma po jep efektet e saj po krahas vendimeve të drejta, janë parë dhe largime nga sistemi të personave me integritet.

Sajmir Vishaj: Ka disa subjekte të rivlerësimit që nuk meritojnë të largohen, ashtu siç ka subjekte për të cilët është dhënë vendim për të vazhduar punën që meritojnë largimin qoftë për paaftësi profesionale apo probleme të tjera ligjore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkarkimi-i-antoneta-sevdarit-ndikim-ne-radhet-e-prokuroreve-dhe-gjyqtareve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended