Ora News - Tiranë, bën lindje të parakohshme, vdes gruaja me njërën nga foshnjat
  • 5 years ago
#oranews

Një 36 vjeçare shtatzënë është viktima e 5 nga gripi AH1N1 në vendin tonë. Gruaja ishte shtatzënë në javën e 31 dhe priste binjakë. Për shkak të komplikacioneve është futur në lindje të parakohshme ku ka humbur edhe një nga foshnjat ndërsa fëmija tjetër sipas mjekëve është në gjendje të stabilizuar në spital.

Gripi AH1N1 i ka marrë jetën një nëne 36 vjeçare bashkë me njërin prej foshnjave të saj, në spitalin e Senatoriumit në Tiranë.

Shtatzëna që ishte në javën e 31, dhe priste binjakë në 25 shkurt ka humbur jetën teksa mbahej në urgjencë. Mjekët thonë se për shkak të komplikacioneve ishte futur në lindje të parakohëshme në spitalin 'Shefqet Ndroqi' e asistuar nga mjekët e materniteti Koço Gliozheni.

Shefja e reanimacionit Alma Cani tha se pacientja shkoi në spital në gjendje të vështirë dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të jetonte.

Ndërkohë, foshnja tjetër është në gjendje të mirë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve në maternitetin Koco Gliozheni.

Gruaja 31 vjeçare është viktima e 5 që shënohet nga gripi në vendin tonë, ndërkohë mjekja konfirmon në spitalin "Shefqet Ndroqi" është edhe një person tjetër në gjendje të rëndë nga gripi, por priten konfirmimi nga ISHP për diagnozën e gripit.

Për më shumë lexoni në:

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended