Ora News – Bllokimi i ashensorëve në kryeqytet, problemi më i zakonshëm për zjarrfikësit

  • 5 years ago
#oranews #ashensoret
jarrfikësit në Tiranë detyrohen të ndërhyjnë në të paktën dy raste në ditë të bllokimit të personave në ashensorë. Një nga problemet kryesore mbetet mungesa e kontrolleve të përhershme, pasi në një pjesë të konsiderueshme banorët nuk paguajnë mirëmbajtjen. Po ashtu zjarrfikësit ngrenë shqetësimin se çelësat e emergjencës së ashensorëve nuk funksionojnë.

Policia ka vënë në pranga teknikun që kishte detyrë të mirëmbante ashensorin që u shkëput në zonën e "Don Boskos" ku mbeti e dëmtuar një 24-vjeçare.

Ndalimi i 49-vjeçarit me inicialet A.M është bërë pasi ai ka kryer kontrollin teknik të ashensorit para dy muajsh dhe ka deklaruar se ashensori nuk kishte probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie.

Mos funksionimi i ashensorëve janë nga rastet më të shpeshta kur kërkohet ndihma e zjarrfikësve në kryeqytet.

Shqetësues mbetet fakti se në pjesën më të madhe të tyre nuk funksionojnë çelësat e emergjencës.

Ndaj dhe zjarrfikësit detyrohen të ndërhyjnë me pajisjet prerëse për ti hapur.

Në një prononcim për Ora News, Ilir Xhanari, komandant i stacionit qëndror në kryeqytet, deklaroi se rastet më të shpeshta janë bllokimet e ashensorëve për shkak të ikjes së energjisë elektrike.

Xhanari: Qyteti i Tiranës është një qytet goxha i madh dhe për hapjen e dyerve të bllokuara të banesave dhe ashensorëve që bllokohen për shkaqe të ndryshme teknike. Në bazë të statistikave që kemi ne, në qytetin e Tiranës kemi një ose dy raste në ditë.

Pas ngjarjeve të rënda në vitin 2017, Këshilli i Ministrave miratoi rregulla shtesë për mirëmbajtjen.

Por ende mbetet shqetësues fakti se vetë banorët nuk paguajnë për teknikët e ashensorëve.

Administratorët e ngarkuar për këtë kujdes shprehen se detyrimi është për një kontroll të paktën tre herë në muaj por edhe sa herë shfaqen problematika të ndryshme.

Nëse ky proces nuk realizohet rreziku do të vazhdojë të mbetet pranë vetë banorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bllokimi-i-ashensoreve-ne-kryeqytet-problemi-me-i-zakonshem-zjarrfikesit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended