Ora News - Rrëfimi i zjarrfikësit: Poshtë rrënojave kërkonin ndihmë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Ekipi i zjarrfikëses së Krujës ka qenë i pari që kanë mbërritur në Thumanë pasi janë lajmëruar nga banorët e zonës për t?ua ardhur në ndihmë personave që kishin mbetur poshtë rrënojave të pallateve.

Njëri prej tyre, Eduard Tupi rrëfen momentet e para të operacionit të shpëtimit.

Eduard Tupi: Isha në punë atë natë dhe kam ardhur në momentin e parë tek pallati ku ka ndodhur fatkeqësia më e madhe. Ne dhe ambulanca ishim të parët që erdhëm.

Duke e cilësuar si ngjarjen më të vështirë të jetës së tij, zjarrfikësi shqiptarë tregon se si ende pa zbardhur dëgjonte zëra poshtë gërmadhave që kërkonin ndihmë.

Eduard Tupi: Dikush bërtiste nën rrënoja për ndihmë, aty tek këmbët kishim njerëz të vdekur që kishin rënë nga kati i 5-të. Pastaj si filloi të zbardhej, erdhën edhe forcat shtesë, pjesa e njerëzve që kishin dalë nga pallati dhe kërkonin ndihmë, ata shikonin tek ne shpëtimtarët. Por vetëm zoti që i bëri këtë mund ta bënte edhe atë shpëtim të madh.

Edhe pse e pranon që për shkak të numri të pakët të ekipit shqiptar, luftuan me mish dhe shpirt për të nxjerrë frymë të gjallë nga tërmeti vdekjeprurës.

Eduard Tupi: Është nxjerr një person nga kati i 3-të, është nxjerrë një grua në katin poshtë me gjithë një fëmijë që është nxjerrë gjallë. Edhe një person, që ishte gjallë. Ndërsa një plakë ishte e vdekur dhe një ngjitur me të që ishte i vdekur.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rrefimi-i-zjarrfikesit-poshte-rrenojave-kerkonin-ndihme-lindita-caren-e-shpetoi-lavatricja

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/pakvvEKWLU4
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended