Ora News – Zjarrfikësit e Lezhës pajisen me shkallë për ndërhyrjen në lartësi

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërhyrja e zjarrfikësve të Lezhës në raste zjarresh apo ngjarje të tjera në katet e larta të pallateve tashmë nuk do të jetë më një mision i pamundur.
Falë një donacioni privat, Shërbimi Zjarrfikës i Lezhës është pajisur me një shkallë që bën të mundur ndërhyrjen deri në pallatet 10-katëshe.
Kreu i shërbimit zjarrfikës Agustin Pepkolaj, tha se falë kësaj pajisjeje bëhet e mundur ndërhyrja në katet e larta.
Pepkolaj: Nuk është thjesht vetëm për fikjen e zjarrit që mund të ndodhë nëpër pallate, por edhe për raste aksidentesh që mund të ndodhin. Mund të hyhet nga ballkoni. Tashmë nuk është nevoja të shkohet me shkallë por me pajisjen e re.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zjarrfikesit-e-lezhes-pajisen-me-shkalle-per-nderhyrjen-ne-lartesi/

Recommended