Ora News - Mes shiut të rrëmbyeshëm IKMT vijon shembjen e ndërtimeve në Tale të Lezhës

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Nuk e ndal as shiu i rrëmbyeshëm Inspektoriatin Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit të vijojë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Tales në Lezhë. Në mbështetje të IKMT-së ka qenë dhe policia e shtetit dhe strukturat e bashkisë Lezhë.

Pas Shkodrës, fadromat e IKMT zbritën në Lezhë ku nisi aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Ndërhyrja u kundërshtua nga kryebashkiaku i Lezhës në një takim me ministrin e Brendshëm, por strukturat e Bashkisë ishin në terren në mbështetje të aksionit.

Por kur fadromat e IKMT zbarkuan në bregdetin e Talës të mërkurën për të prishur ndërtimet pa leje, strukturat e bashkisë ishin në krah të tyre bashkë me forcat e Policisë së Shtetit.

Aksionin e kundërshtuan pronarët e ndërtimeve, me argumentin se nuk ishin njoftuar sipas ligjit për ndërhyrjen.

?Pse doni të na prishni vendin e punës, unë jam ambulant 3 muaj. Shteti më ka caktuar këtu. Shikoni dokumentet një herë. Pse po më hiqni bukën e kalamajve?

Nuk munguan as momentet e tensionit dhe përplasjet.

Selektiviteti ishte një tjetër akuzë, ndërsa disa pretenduan se kishin dokumentacion të rregullt.

17 objekte do të shemben në bregdetin e Talës dhe 36 të tjera në Shëngjin.

Javën që lamë pas IKMT shembi 24 objekte pa leje në bregdetin e Velipojës.

Edhe atje aksioni u shoqërua me kundërshtime, ndërsa bashkia e Shkodrës ka bërë padi ndaj Inspektoriatit.




Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/mes-shiut-te-rrembyeshem-ikmt-vijon-shembjen-e-ndertimeve-ne-tale-te-lezhes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended