Prefekti i Lezhës kritika drejtorëve: Duhet të kërkoj 3 vetë në telefon të vini tek emergjenca

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Institucionet lokale nuk kanë qenë efikase në përballimin e situatave emergjente në qarkun e Lezhës. Kritika për dështim ndaj vendorëve vjen nga Prefekti i Qarkut në një takim për emergjencat.

Duke marrë në analizë reagimin e institucioneve ndaj situatës së zjarreve në verë dhe përmbytjeve në ditët me shi, prefekti paralajmëroi drejtuesit rajonale se do të përballen me ligjin në raste se nuk angazhohen sic u kërkon detyra.

Gjok Jaku: Ndodh një situatë dhe duhet të kërkoj në telefon 3 vetë për të gjetur drejtorin X apo kryeinspektorin Y për të qenë në përballimin e situatave.

Prova për vendorët do të jetë përballimi i situatave që mund të krijohen këtë dimër.

Gjok Jaku: ?Për secilin nga aktorët që ligji i cakton të jenë pjesë integrale e grupit të punës e vë përpara dhe një përgjegjësie penale?

Zjarret gjatë mujave të nxehtë dhe përmbytjet në stinën e reshjeve, kanë krijuar problematika ndër vite në qarkun e Lezhës. Dhe sipas prefektit, vendorët kanë dështuar për të qenë efikasë në përballimin e tyre.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/prefekti-i-lezhes-kritika-drejtoreve-duhet-te-kerkoj-3-vete-ne-telefon-te-vini-tek-emergjenca

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended