Report TV - Temperatura e larta, zjarrfikësit e Vlorës në gatishmëri: Problem bllokimi i rrugëve
  • 6 years ago
Temperaturat e larta dhe moti i thatë këto ditë Gushti ka vënë në gatishmëri të lartë repartin zjarrfikës në Vlorë. Nisur nga fakti që vitet e kaluar kanë pasur një situatë të zjarreve mjaft të përhapur, këtë vit sipas drejtorit të zjarrfikëseve në Vlorë, janë marrë masa dhe janë vendosur pika të reja, të cilat monitorojnë zjarrin në këtë qark.

Fatmir Numani është shprehur se shërbim 24 orësh është vënë në pikat që presupozohet që janë më rrisk më të madh, si Llogora dhe pylli i Sodës.

Drejtoria e Zjarrfikses ka kaluar në gatishmëri nga 1 korriku e në vazhdim, është gatishmëri me personel të garantuar. Gjithashtu për ti paraprirë çdo lloj të keqe, kemi nxjerrë dy makina stacioneve provizore, një në parkun Llogora, dhe një në pyllin e Sodës. Aktualisht në gatishmëri janë të pestë makinat dhe gjithë efektivi i zjarrfikëses.

Fatmir Numani, Drejtor i Zjarrfikseve Vlorë
Por më shqetësuese mbetet situata brenda qytetit, ku si pasojë e parkimit të makinave vend e pavend, bllokohen rrugët e për pasojë edhe vonesat në vatrën e zjarrit.

Problemi i vetëm që hasin forcat e zjarrfikëses në qytet, është vetëm bllokimi i rrugëve. Me gjithë bashkëpunimin që kemi me policinë prap e kemi të domosdoshme që policia të na mbështesë më mirë kur dëgjon sirenat e zjarrfikses. Kur zjarret janë masive një drejtori nuk mund të arrijë ta realizojë fikjen e saj, prandaj është dhe bashkëpunimi me forcat e tjera dhe institucionet e tjera.
Recommended