Ora News - Dëshmia e të riut në Korçë: Dyshon se plumbat në makinë kanë lidhje me grabitjen

  • 5 years ago
#oranews

Mateo Aliko, 29 vjeçari shënjestër e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Korçë dyshon se sulmi lidhet me një grabitje që ai ka kryer në vitin 2008 me pasojë plagosje.

Gjatë marrjes në pyetje në polici pas sulmit me armë zjarri ndaj makinës së të atit që e përdorte ai, i riu ka thënë se nuk ka konflikte të tjera.

Sipas burimeve policore, 29 vjeçari ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes pasi ndhejet i kërcënuar tashmë për jetën e tij dhe të familjes.

Ndërkaq po te njejtat burime thanë se i riu ka qenë nervoz gjatë dhënies së dëshmisë

Aliko kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, i dënuar për grabitje e një kazinoje në periferi të Korcës ku mbetën të plagosur tre persona.

Policia e Korçës shoqëroi rreth 15 persona në lidhje me atentatin, por ende nuk ka një autor.

Dyshimet se plumbat ishin një paralajmërim për 29 vjecarin për shkak të së shkuarës kriminale, janë pista kryesore që po ndjek grupi hetimor.

Makina e të riut u sulmua me breshëri kallashnikovi, mbrëmjen e 24 shkurtit, teksa ishte e parkuar pranë banesës së tij në lagjen numër 4 të qytetit juglindor.

Autorët dyshohet se ishin të paktën dy persona, që përfituan të largohen për shkak të erresirës.


Për më shumë lexoni në:

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended