Breshëri kallashi 'Touareg'-ut në Korçë, autorët dalin huq, shënjestra nuk ishte në makinë
  • 5 years ago
Një atentat është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në lagjen nr. 4, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Autorët, të cilët mendohet se kanë qenë dy, kanë hapur zjarr duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të një automjeti tip 'Touareg' të parkuar, por brenda nuk ka qenë asnjë person.

Pronari i makinës sipas të dhënave të para nga Korça është me precedent penal, por ka shpëtuar, pasi në momentin që autorët kanë zbrazur kallashnikovin nuk ka qenë në makinë.
Recommended