Ora News - Djegia e mandateve, Norvegjia dhe Sllovakia bëjnë apel për zgjidhje me dialog

  • 5 years ago
#oranews

Norvegjia dhe Sllovakia i kërkojnë qeverisë dhe opozitës që të ulen në dialog për të gjetur një zgjidhje. Ambasadori i Norvegjisë në vendin tonë Per Strand Sjaastand u shpreh se protestat janë një e drejtë e opozitës, por gjithashtu sipas diplomatit beteja politike duhet ta zhvillojë edhe në Parlament.

Per Strand Sjaastand: ?Jam i zhgënjyer nga vendimi i opozitës për të lënë mandatet. Por uroj që opozita dhe mazhoranca të ulen në dialog për të gjidhur këtë situatë. Është e vështirë që Parlamenti të funksionojë pa opozitën. Mazhoranca mund ti ketë votat, por një Parlament pa opozitën nuk është demokratik."

Nëse nuk arrihet një zgjidhje tensionet politike do të kenë ndikim negativ në bisedimet për hapjen e negociatave të integrimit të shqipërisë, vendim i cili parashikohet të merret në qershor

Per Strand Sjaastand: Politika duhet të gjejë zgjidhje për situatën politike para Qershorit pasi kjo mund të ndikojë në vendimin e vendeve të BE për negociatat.

Edhe ambasadori i Sllovakisë Peter Spisiak, nga Cërriku i ka bërë thirrje opozitës që të kthehet në dialog.

Spisiak: Opozita duhet ta zhvillojë betejën politike në Kuvend. Sllovakia mbështet Shqipërinë në rrugën Europiane.

24 orë pas dorëzimit të mandeteve të opozitës, Kuvendi ka dorëzuar në KQZ 56 mandatet e PD-LSI. Sipas rregullores, është KQZ-ja që duhet të shprehet për ndërprerjen e mandateve, por ky institucion ka kërkuar prej parlamentit saktësim të kërkesës, pasi nuk është shprehur për vakancat

Për më shumë lexoni në:

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended