Djegia e mandateve/ Partia e Merkelit: Opozita po pengon qeverinë, negociatat në rrezik, dialog

  • 5 years ago
Grupi parlamentar i CDU-CSU në Bundestagun gjerman, që kryesohet nga partia e kancelares Angela Merkel ka dënuar veprimin e opozitës për djegien e mandateve. Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU për zgjerimin dhe çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman Florian Hahn deklaron se Shqipëria po humbet besimin e partnerëve europiane me veprimet e fundit të opozitës.

Ai shprehet se veprimet e opozitës me protestat e dhunshme dhe djegien e mandateve po pengojnë punën e qeverisë duke vendosur në rrezik negociatat. ?Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë evropianë. Në rast se perspektiva për çeljen e negociatave për në BE në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza.

Protestat aktuale në Tiranë pengojnë qeverinë, si dhe paralizojnë funksionimin e parlamentit. Protestat dhe demonstrtratat bëjnë pjesë tek të drejtat e njeriut dhe janë një tipar dallues i demokracisë, në rast se ato zhvillohen në mënyrën e duhur. Deputetët po bëjnë një shërbim të keq, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme.

Një qëndrim refuzues nuk i shërben as vendit, as qytetarëve. Prandaj ju bëj thirrje miqve tanë në Shqipëri për vetëpërmbajtje. Qeveria dhe opozita duhet të zhvillojnë menjëherë bisedime, në mënyrë që të rifillojë funksionimi i parlamentit dhe të rivendosen marëdhënie të qarta. Perspektiva evropiane është vënë në rrezik? thuhet në deklaratë.

CDU/CSU është pjesë e Partive Popullore Europiane ku bën pjesë edhe Partia Demokratike Shqiptare. Po sot Ministria e Jashtme gjermane theksoi në një deklaratëse akuzat për zgjedhjet duhet të trajtohen nga drejtësia dhe parlamenti. Ndërkohë që edhe të djathtët, Eduard Kukan, që ka lidhje të ngushta me ish-kryeministrin Sali Berisha u shpreh se djegia e mandateve është e gabuar dhe se kriza politike në Shqipëri e shqetësonte në raport me hapjen e negociatave. Të gjitha kancelaritë kryesore në Europë, por mbi të gjitha edhe Departamenti Amerikan i Shtetit janë vendosur kundër qëndrimit të opozitës shqiptare pas protestave të dhunshme dhe djegies së mandateve.

Recommended