Ora News - Papunësia në Berat, në rritje, qytetarët: Emigrimi rruga e vetme
  • 5 years ago
#oranews

Gjatë vitit 2018 pranë Zyrës së Punës në Berat janë regjistruar 843 kërkesa për punë ndërsa gjatë 2019 numri i punëkërkuesve ka arritur deri në 675, kryesisht gra deri në 40 vjeçe, të arsimit nëntë vjeçar dhe të mesëm.

Edhe pse kanë kërkuar një vend punë, qytetarët ankohen se nuk kanë marrë përgjigje, pasi sipas tyre punësohen militatët e partive.

Qytetarët: Kam katër muaj që kërkoj dhe nuk gjej punë dhe domosdo do kapin rrugën e kurbetit.

Sipas zyrës së punës kërkesat për punë vijnë nga kategori të arsimit nëntë vjeçar dhe mesëm ndërsa studentët nuk rikthehen në qytet pas studimeve, pavarësisht se ka kërkesa për infermierë dhe ekonomistë.

Zyra e Punës: 880 punëkërkues që janë me 8 vjeçare, kemi 100 me arsim të mesëm dhe vetëm 46 veta janë me arsim të lartë. Të rinjtë që kryejnë shkollat e larta nuk kthehen në qytetin tonë.

Ndonëse, mungon aktualisht një shifër reale për numrin e papunësisë problematike duket se do të vijojë të mbetet situata, ndërsa fasoneria vazhdon të mbetet punëdhënësi i vetëm në sektorin privat.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/papunesia-ne-berat-ne-rritje-qytetaret-emigrimi-rruga-e-vetme

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended