Ora News - Kryemadhi: Përballja sy më sy me këtë regjim, rruga e vetme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në turin e takimeve me strukturat e partisë, nga Kucova, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi konfirmoi idenë se opozita nuk mund të marrë pjesë në parlament vetëm si fasadë. Rruga e opozitës sipas kryemadhit është përballja me këtë regjim

Kryemadhi: Tashmë ne si opozitë që të bëhemi alibi e Edi Ramës në parlament nuk ka më asnjë vlerë, që të jemi thjesht një mburojë që të themi ka demokraci, se ja opozita është në parlament,bën sikur flet, ne bëjmë sikur i dëgjojmë dhe ngremë forcën e kartonit dhe votojmë. Rruga e opozitës tashmë është vetëm një. Përballja sy për sy me këtë regjim kriminal.

Duke thënë se sot shqiptarët nuk kanë shpresë, Kryemadhi u shpreh se kjo qeveri është në funksion të bandave duke shkelur ligjin

Kryemadhi: Ne nuk kemi nevojë për një politikë që punon dhe iu shërben bandave për të shkelur ligjin dhe për ti mbrojtur ata dhe një politikë që përdoret si kamxhik ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë asnjë lloj përkrahje.

I pranishëm në këtë takim ishte dhe deputeti Nasip Naco i cili akuzoi maxhorancën se tjetërsoi qëllimin e reformës në drejtësi duke u mohuar shqiptarëve mundësinë për të qenë të gjithë të barabartë përpara ligjit dhe duke vënë në kontroll institucionet e reja të drejtësisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-perballja-sy-me-sy-me-kete-regjim-rruga-e-vetme

Recommended