Ekzekutimi i 71-vjeçarit, Fishta: Ishte rruga e vetme, të sëmurët mendorë të trajtohen nga policia
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews


RENEA ekzekutoi ditën e djeshme (24 shtator), 71-vjeçarin Lefter Zhidru, i cili për 5 orë terrorizoi Elbasanin, duke mos i?u bindur urdhrave të policisë, e madje duke i qëlluar me armë.

Për psikologun Sebi Fishta, duke e analizuar ngjarjen në mënyrë të përgjithshme, thotë se kjo ishta rruga e vetme për të.

Në një lidhje nga SHBA përmes Skype për Ora News, Fishta tha se sipas studimeve, shpeshherë njerëzit me probleme mendore trajtohen nga policia.

Sebi Fishta: ?Po ta shohim këtë ngjarje në mënyrë të përgjithshme, ky njeri kishte vetëm një rrugë, atë të vdekjes. Disa studime sugjerojnë se nëse problemet mendore trajtojnë për 90 ditë apo më shumë, një person bën rreth 10 vjet burg më pak. Shpeshherë, problemet mendore trajtohen nga organet e rendit, pra policia. Problemi është shumë i thellë, fatkeqësisht njerëzit humbin shpresën, dhe shkojnë drejt një rruge që nuk ka kthim.?

Sipas Fishtës, janë problemet emocionale, të jetës të cilat bëhen të papërballueshme për jetesën, ato që i shtyjnë njerëzit të kryejnë veprime të tilla ekstreme.

Sebi Fishta: ?Janë problemet emocionale dhe të jetës, të cilët janë kaq të thata, të shumta, dhe zgjasin aq shumë sa struktura psikologjike nuk e përballon jetesën në atë mënyrë. Reagimet e njerëzve janë të ndryshme. Një pjesë e vogël shkon më vetëvrasje, dhe një pjesë e vogël në krim. Disa raste, kur humbet shpresa, kur problemet e jetës janë aq të thata, ka disa mënyra që mund të reagojnë, dhe njëra prej tyre është e njohur në SHBA, vetëvrasje me policë.?


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ekzekutimi-i-71-vjecarit-fishta-ishte-rruga-e-vetme-te-semuret-mendore-te-trajtohen-nga-policia/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended