Ora News - Rruga Berat-Skrapar, burim aksidentesh
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rruga e vetme që lidh Beratin me Skraparin ka pësuar dëmtime të mëdha. Drejtuesit e mjeteve thonë se në këtë aks kujdesi duhet maksimal, pasi në të kundërt rrezikohesh të përfshihesh në aksidente si pasojë e gjendjes së rrugës.

Këto pamje në video tregojnë gjendjen e rrugës së vetme që lidh Beratin me Poliçanin dhe Skraparin.

Kohët e fundit rruga është dëmtuar rëndë.

Nga Berati deri në fshatin Vërtop rruga është e prishur thuasje plotësisht.

Asfalti është hequr nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës dhe është hedhur në anë të saj.

Në disa pjesë çarjet në asfalt janë rrezik potencial për aksidente në aksin ku çdo ditë qarkullojnë qindra automjete.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rruga-berat-skrapar-burim-aksidentesh
Recommended