Aksi Berat-Skrapar i amortizuar/Shoferët: Ndihemi në rrezik, burim aksidentesh
  • 5 years ago
Aksi rrugor Berat-Skrapar prej vitesh është lënë jashtë vëmendjes dhe dorës së investimeve. Kjo nyje e rëndësishme që lidh qendrën e qytetit të Beratit me Poliçanin, Skraparin dhe me qindra fshatra është plotësisht e amortizuar.

Drejtuesit e automjeteve shprehen se ndihen të rrezikuar pasi në disa pjesë të rrugës si rezultat i rrëshqitjes së tokës asfalti është çarë duke u bërë kështu një burim aksidentesh. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershe pasi po ju rrezikohet jeta sidomos gjatë natës.

Pavarësisht premtimeve të herëpashershme të vetmet ndërhyrje që janë bërë në këtë rrugë janë mbushja e gropave ndërsa ndërhyrja totale ka munguar.
Recommended