Ora News – Regjimi: Ja oraret e vizitave të familjarëve në të gjitha spitalet

  • 5 years ago
#oranews #spitalet #oraretereja
Në çdo spital universitar, rajonal apo bashkiak, janë përcaktuar orare fikse të vizitave të familjarëve si dhe është ndaluar prezenca e familjarëve në Urgjenca, përvec rasteve kur kërkohet nga mjeku.

Ky urdhër i ri është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duke vendosur rregulla të reja për vizitorët e pacientëve në spitale.

Konkretisht, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00 - 13:00 dhe pasdite nga ora 17:00 -19:00.

Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00 ? 12:00 dhe 18:00 ? 19:00.

Këto orare do të jenë të afishuara në çdo hyrje spitali dhe pavione.

Sipas Urdhrit të Ministres, spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake ngarkohen për të hartuar rregulloret e brendshme, duke marrë masa për të afishuar në çdo hyrje spitali dhe pavione, në stendat e informacionit dhe këto rregulla duhet të ndiqen dhe respektohen nga familjarët e pacientëve të pranuar në shërbimet spitalore. Përjashtim bën rasti kur mjeku vlerëson praninë e një familjari.

Vendimi për disiplinimin e vizitave të familjarëve të pacientëve në spitale, erdhi fill pas ngjarjes së disa ditëve më parë, kur një familjar dhunoi fizikisht mjekun roje të urgjencës së spitalit infektiv, Gent Stroni, ndërsa po i shërbente pacientëve.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/regjimi-ja-oraret-e-vizitave-te-familjareve-ne-te-gjitha-spitalet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended