Report TV - Vasili: Ndërprerja e sinjalit telefonik në protestë, puç i dështuar...të hetohet
  • 5 years ago
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka folur për një puç të dështuar në protestën e opozitës të enjten para Parlamentit. I referohet informacioneve sipas tij manipuluese se do të kishte dhunë, dhe reagimit të policisë së shtetit që rrethoi me tela me gjemba Parlamentin dhe godinën e kryesisë së Kuvendit. I kërkoi institucioneve përkatëse, të nisin hetim për personat që sipas Vasilit janë bërë pjesë e këtij puçi të pretenduar. Tha se me qëllim u ndërprenë valët nga kompanitë celulare.

"Puç i dështuar, kërkojmë që ato pak institucione që kanë mbetur që lidhen me sigurinë kombëtare, nga presidenti, prokuroria, shërbimet partnere, të hetojnë se cilat ishin informacionet manipuluese që u shpërndanë nëpër kancelaritë ndërkombëtarë, që rrethuan me gjemba kuvendin dhe bllokuan valët celulare. Por nuk e penguan mbarëvajtjen e protestës.

Vënia e përgjegjësisë ligjore nga i pari tek i fundit tek ata që u bënë pjesë e këtij puçi.,

Jeni në vëzhgimin shumë të rreptë të oozitës, faji është i rëndë dhe po kaq i rëndë do jetë ndëshkimi që do merrni nesër", tha Vasili në një konferencë për mediat nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Recommended