Report Tv-Gjirokastër/ Banorët në protestë kundër HEC-it: Do të përshkallëzojmë rezistencën

  • 5 years ago
Banorët e fshatit Kolonjë në Njësinë Administrative Picar, kanë protestuar sot në qendër të fshatit kundër projektit për ngritjen e një hidrocentrali. Qeveria shqiptare, ka dhënë leje për ngritjen e veprës hidro-energjetike në këtë pjesë të Gjirokastrës e cila nuk shquhet për pasuri hidrike, por që dhe ai ujë i paktë që ekziston, do të t?u merret fshatarëve për të prodhuar energji.

Kjo ka acaruar mjaft kolonjarët të cilët janë vetorganizuar për të protestuar ndaj kësaj masakre mjedisore që do të ketë impakt negativ në të gjithë zonën. Protestat priten të përshkallëzohen edhe më tepër deri në bllokim rrugësh apo dhe veprime ekstreme, deri sa leja e dhënë nga qeveria shqiptare, të anulohet me VKM.

Recommended