Ora News - Përmet, pranon vrasjen e shokut, hetohet pista e trafikut
  • 5 years ago
#oranews #vrasjanepermet
Roland Milo, i arrestuar nga Policia për vrasjen e shokut të tij Sokol Ramës ka pranuar krimin.

Burime policore thanë se ai e ka bërë këtë pohim pasi është vënë përballë provave të krimit, armën tip ?Kallshnikov? dhe gjumët në rrobat e viktimës

32-vjeçari Sokol Rama u gjet i vrarë në malet e Këlcyrës me 19 shkurt.

Ai ishte ekzketuar dhe ishte hedhur në një humnerëm, ndërsa në zonë ishte braktisur edhe makina e viktimës që ishte denoncuar i zhdukur që më 6 shkurt.

Roland Milo u arrestua në Vaqarr të Tiranës në shtëpinë e motrës së tij ndërsa është dërguar para grupit hetimor në Gjirokastër.

Por sipas burimeve ai ka dhënë detaje mbi arsyet e vrasjes së shokut, me të cilin dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale.

Dyshimet e policisë janë se ata kanë trafikuar së bashku një sasi lëndë narkotike drejt Greqisë, ndërsa për këtë dyshohet të këtë lindur edhe konflikti.

Rama humbi kontaktet më 6 shkurt, ndërsa dyshohet se ai mbante me vete edhe një shumë prej 10 mijë eurosh. ndërkohë, tre ditë më vonë edhe shoku i tij tashmë nën akuzë për vrasje ishte fshehur në Tiranë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/permet-pranon-vrasjen-e-shokut-hetohet-pista-e-trafikut

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended