Ora News - Kompanitë që nuk punësojnë persona me aftësi të kufizuar do paguajë kontribute
  • 5 years ago
#oranews

Të gjitha kompanitë që përfitojnë tendera dhe koncesione do të duhet të punësojnë një numër të caktuar punërkërkuesish nga zyrat e punës, rajonale dhe vendore.

Ky detyrim ligjor do të kushtëzojë punëdhënësit që marrin fonde publike që të bëjnë pjesë e stafit të tyre personat që kërkojnë punë te zyrat e punës në shtet.

Vendimi do të bëhet i zbatueshëm pas miratimit të projektligjit për nxitjen e punësimit që pritet të miratohet së shpejti.

Ky projetkligj pritet të rregullojë edhe dispozitat në lidhje me punësimin e personave me aftësi të kufizuar, të cilat nuk kanë gjetur zbatim në ligjin ekzistues. Kështu, ligji do të detyrojë të gjitha kompanitë që kanë të paktën 50 punonjës, të kenë mes tyre edhe një person me aftësi të kufizuara, i cili ka qenë i rregjistruar si punëkërkues në zyrën e punës.

Në rast se kompanitë nuk e respektojnë këtë rregull, atëherë janë të kushtëzuar që të derdhin kontribute në masën 50 % çdo muaj për çdo person me aftësi të kufizuar që duhej të punësonin.

Anila Denaj: Në propjektligj është parashikuar krijimi i fondit social të punësimit në formën e një fondi financiar publik që administrohet nga Bordi i Administrimit të Fondit. Burimi financiar i fondit do të jetë kontribut i punëdhënësve që nuk punësojnë një person me aftësi të kufizuara për çdo 49 punonjës të punësuar prej tyre.

Të hënën Komisioni do të bëjë bashkë edhe grupet e interesit për të hedhur diskutime mbi projektligjin për nxitjen e punësimit.

Për më shumë lexoni në:

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended