Muzeu Arkeologjik në Tiranë i pari pas Luftës së II Botërore me 2100 objekte
  • 5 years ago
Në Shtëpinë Tonë/ Muzeu Arkeologjik i Tiranës është i pari muze i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës u shkatërruan edhe institucionet e fundit muzeale. Ky muzë prezanton kërkimet e zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Materiali i ekspozuar përfshin një periudhë kohore nga epokat e gurit, tek ato të metaleve (bronzit e hekurit) kur lindi e u zhvillua etnosi ilir, periudhën e antikitetit ilir, dhe periudhën e antikitetit të vonë e mesjetën deri në pushtimin osman. Përgjegjësja e muzeut Eda Andoni na shpjegon se pse duhet të vizitohet ky muze.
Recommended