Report TV - Parandalohet tragjedia, largohen predhat e të Luftës II Botërore nga Lezha

  • 5 years ago
LEZHË- Forcat e Armatosura kanë gjetur dhe kanë sekuestruar 74 predha të kalibrit 150 mm, me peshë rreth 50 kg secila, të mbetura që gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore duke parandaluar një tragjedi në Lezhë.  Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ministrja shkruan krah videos nga aksioni FA, se këto predha janë transportuar me mjete të posaçme në një poligon, ku edhe pritet të asgjësohen.

?Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.Arsenali i predhave u zhvendos për t?u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme?, shkruan Xhaçka krahas videos së operacionit të FA.

Recommended