100 vjetori i fundit të Luftës së Parë Botërore - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Udhëheqësit botëror të mbledhur në Paris do të përkujtojnë këtë të dielë 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, në një kohë kur nacionalizmi sa vjen e rritet dhe shoqëria globale është përfshirë nga tensione diplomatikePjesë e kësaj ceremonie përkujtimore që shënon dhe 100-vjetorin e Armëpushimit të vitit 1918 në kryeqytetin francez, do të jenë rreth 70 udhëheqës botërorë. Ndërkohë sipas mediave ndërkombëtare pritet që ceremonia të nisë në orën 11 me atë lokale.Gjithashtu më parë ceremonitë e zhvilluara në Zelandën e Re, Australi, Indi, Hong Kong dhe Mianmar kanë shënuar fillimin e shfaqjeve përkujtimore në mbarë botën, për një konflikt që përfshiu miliona trupa ushtarake nga vendet e kolonizuara në Azi e Afrikë.Përkujtimoret në Paris, të përqëndruara në varrin e ?Ushtarit të Panjohur? nën Harkun e Triumfit, pritet të përfshijnë edhe paralajmërimet mbi rrezikun e nacionalizmit në kohët moderne.Gjithashtu pritet që përfaqësuesit të marrin pjesë në një konferencë të titulluar ?Forumi i Paqes së Parisit?, që do të mbahet pas shërbesës përkujtimore në ?Champs Elysees?, ku pritet që kancelarja e Gjermanisë Merkel do të mbajë fjalimin hapës, në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në një konferencë tëForumi në fjalë i organizuar nga presidenti Emmanuel Macron, synon të nënvizojë rëndësinë e institucioneve ndërkombëtare për ndihmesën e dhënë në zgjidhjen e konflikteve, në parandalimin e luftrave dhe në përhapjen e prosperitetit.
Recommended